Kamerat e sigurisë për zgjedhjet në Kosovë kanë ardhur nga Serbia drejt në Qeverinë Kurti, te ministrja, Haxhiu, konstaton, Behxhet Shala

Kamerat e sigurisë për zgjedhjet në Kosovë kanë ardhur nga Serbia drejt në Qeverinë Kurti, te ministrja, Haxhiu, konstaton, Behxhet Shala

Kamerat e sigurisë për zgjedhjet në Kosovë kanë ardhur nga Serbia drejt në Qeverinë Kurti, te ministrja, Haxhiu, saktëson Behxhet Shala, duke shtuar se ky është një veprim i poshtër;  KQZ-ja, edhe pse  u kundërshtua vendosi që vendvotimet të mbikëqyren nga kamera të sigurisë duke ndarë mjete të konsiderueshme për këtë. Dhe këto kamera u sollën në Kosovë në mbrëmjen e vonshme të 3 shkurtit duke u zbrazur në Ministrinë e Drejtësisë. Për opinionin duket lajm i pabesueshëm se nga cili vend u sollën kamerat e sigurisë aq më parë që partia multietnike LVV që është në pushtet dhe regjimi i Albin Kurtit erdhën në pushtet me sloganin: “duaje tëndën” dhe me me  bojkotimin e mallrave të Serbisë! Kamioni ishte me targa serbe, me shofer nga Serbia i cili pranoi se këto janë kamera të sigurisë  dhe të cilat u zbrazën në Ministrinë e Drejtësisë apo bastionin kundër UÇK-së dhe çlirimtarëve që po mbahen si pengje në Hagë. Nga kjo ministri janë ndërmarrë masat shtrënguese dhe kufizuese që përmbajtësisht kanë pakësuar mundësinë e sigurimit të një mbrojtjeje efektive për të burgosurit e Hagës duke ua pakësuar fondet dhe sipas disa dyshimeve edhe duke siguruar dëshmitarë të mbrojtur. Kjo ministri kurrë nuk ka reaguar kundër shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut ndaj pengjeve të Hagës që e ka detyrim ligjor për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka shpallur strategjinë kundër korrupsionit për integritet institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, ka prezantuar një strategji të re …