leoni

Kamioni përplaset mbi kalimtarët në veri të Torontos duke vrarë 10 kalimtarë e duke plagosur 15 të tjerë

Kamioni përplaset mbi kalimtarët në veri të Torontos duke vrarë 10 kalimtarë e duke plagosur 15 të tjerë

Policia kanadeze është duke marrë në pyetje drejtuesin e dyshuar të kamionit me qira, që u përplas mbi kalimtarët në veri të Torontos të hënën, duke vrarë 10 persona e duke plagosur 15 të tjerë. 25-vjeçari Alek Minassian, nga periferia Richmond Hill e qytetit, nuk ishte person i njohur për policinë. Incidenti që tronditi vendin e qetë verior, duket të ketë qenë i qëllimshëm, por motivet e tij janë të paqarta. Edhe vet kryeministri Justin Trudeau e cilësoi sulmin si tragjik dhe të pakuptimtë, një ngjarje që – siç tha ai, – i ka sjellë trishtim të madh. Episodi është cilësuar si një ndër më të dhunshmit në historinë moderne të Kanadasë. Drejtuesi i mjetit, rrëfejnë dëshmitarët okularë, ecte si i tërbuar herë në rrugë e herë mbi trotuar, duke goditur këdo që i dilte përpara. I pyetur nëse ka prova të ndonjë lidhjeje me terrorizmin ndërkombëtar, shefi i policisë u shpreh se, bazuar në atë që forcat e rendit disponojnë aktualisht, nuk ka asgjë që të tregojë kompromentimin e sigurisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …