leoni

Bondsteel

Kampi Bondsteel në Kosovë është ideal për të penguar përmbysjen e rendeve ekzistuese të trimëruara nga aventurizmi rus

Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, do të takohet  të mërkurën, në Washington, me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në rajon  dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan, bën të ditur “Zëri i Amerikës”. Në raport theksohet  janë disa hapa konkretë që Shtetet e Bashkuara duhet të marrin për të ndihmuar qëndrueshmërinë aq të nevojshme në rajon, sikur është  vendosja e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën juglindore; Një veprim i tillë do të demonstronte një angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë në rajon dhe do të forconte aftësinë afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar mbi zhvillimet. Kampi Bondsteel në Kosovë është ideal për këtë qëllim. Trupat do të ndihmonin forcimin e mundësive të autoritete vendase për të parandaluar terrorizmin nëpërmjet stërvitjeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira dhe do të ofronin ndihmë në rast të katastrofave humanitare. Veprimi do të dërgonte po ashtu një mesazh të qartë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të penguar përmbysjen e rendeve ekzistuese – një gjë që aventurizmi rus e ka trimëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …