Komuna e Malishevës ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara ndërkombëtare, që Kampionati Botëror i Muay Thai, të mbahet më 11 Nëntor 2023 në Palestrën e Sporteve “Habib Zogaj”, në Malishevë. Një moment i veçantë, pa dyshim, do të jetë pjesëmarrja kryesore e bashkëvendësit malishevas, Luan Rudaj, i cili do të mbrojë titullin botëror në këtë sport, e me të cilin jemi shumë krenar. Kjo është ngjarja më e madhe sportive që do të zhvillohet në Malishevë, ku qyteti do të jetë vendi mikpritës i adhuruesve të këtij sporti nga vendet e ndryshme të botës.