Kampionati Evropian i Futbollit 2024 në pulla postare

Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj nga sot vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare me titull “Kampionati Evropian i Futbollit 2024”.

Kampionati evropian i futbollit zhvillohet çdo 4 vjet dhe padyshim është ngjarje kulminante sportive për të gjithë adhuruesit e futbollit. Më 14 qershor 2024, në vendin nikoqir Gjermani, filloi kampionati evropian i futbollit i shtatëmbëdhjeti me radhë, i cili për një muaj do të ofrojë plot emocione dhe spektakle të futbollit në fushë.

Edhe pse si Kombëtare nuk arritëm të jemi pjesë e EVRO 2024, djelmoshat tanë futbollistë elitarë në disa klube me renome evropiane, na bëjnë krenarë me lojën e tyre.

Në kuadër të këtij emisioni të pullave postare në qarkullim postar vihen dy pulla postare, një bllok filatelik dhe dy lloje të Zarfit të Ditës së Parë.

Posta e Kosovës në vazhdimësi do ta afirmon futbollin dhe në përgjithësi arritjet sportive, të cilat i shënon Republika e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Ruzhdi Jashari, Mr. Sc. Donika Hoti “ KOSOVA NË KAPËRCIM TË SHEKUJVE”

Prof. Dr. Ruzhdi Jashari, Mr. Sc. Donika Hoti “ KOSOVA NË KAPËRCIM TË SHEKUJVE” Vëllimi …