leoni

Kampioni Dardan Morina, i pari uroi Begajn për 16 Qershor

Sot Malisheva po shënon 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, ndërsa kampioni i shumëfishtë botëror në kik-boks, Dardan Morina, ishte personi i parë që vizitoi kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për ti uruar me rastin e 16 Qershorit. Edhe kryetari Begaj, e uroi Morinën për mbrojtjen e titullit të kampionit.

“Unë shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj juve për vizitën dhe urimet për 16 Qershor, si dhe t’ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që ju jepni për vendin, në veçanti për familjet në nevojë. Ne jemi krenar me ju ”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa kampioni Dardan Morina, e uroi kryetarin Begaj dhe të gjithë qytetarët e Komunë së Malishevës, me rastin e 16 Qershorit Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve.

Përndryshe, kampioni në kik-boks Dardan Morina, çdo vit viziton institucionin e komunës, pasi është me prejardhje nga Drenoci i Malishevës, e cili po ashte njihet edhe aktivitete të tij humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …