Kampionja olimpike, Distria Krasniqi pasi u stolis me medaljen e artë tha se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj. Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar dhe normal familjes. Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”, ka thënë Krasniqi.
