Kanadaja e gatshme të ndihmojë në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së

Kanadaja e gatshme të ndihmojë në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së

Komandanti i FSK–së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MFSK–së, Shkelzen Sylaj, priten në takim ambasadorin e Kanadasë, për Kroaci dhe Kosovë, z. Daniel Maksymiuk. Në këtë takim, KOMFSK dhe Sekretari i Përgjithshëm e njoftuan ambasadorin me të arriturat e përgjithshme të MFSK/FSK–së si dhe me proceset dhe rrugën për të ardhmen e FSK-së. Ambasadori i Kanadasë, Maksymiuk edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij, për përkrahje të pa rezervë për MFSK/FSK-në dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi. Me këtë rast, ambasadori i Kanadasë shprehu gatishmërinë dhe kërkoi inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me MFSK/FSK-në, për zhvillimin e aktiviteteve konkrete në fushën e trajnimit dhe avancimit të pjesëtarëve të FSK–së. Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu konfirmoi që edhe MFSK/FSK-ja, janë të gatshëm për nënshkrim të një marrëveshje të tillë e cila hapë rrugë të reja për ngritjen profesionale te të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …