Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit, thanë prokurorët anti-korrupsion. Paraprakisht, autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij. Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe mbulimit të favorshëm për të. “Zyra e Prokurorëve për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin ka vendosur nën hetime Sebastian Kurzin, nëntë të tjerë dhe tri organizata, nën dyshimet për shkelje të besimit, korrupsion dhe ryshfet”, tha përmes një deklarate kjo zyrë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …