leoni

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e quan të papranueshme deklaratën e kryetarit të Turqisë, Erdogan, i cili e akuzon Izraelin për fashizëm

Kancelari gjerman, Olaf Scholz,  e quan të papranueshme deklaratën e kryetarit të Turqisë, Erdogan, i cili e  akuzon Izraelin për fashizëm. Sholc  thotë se Izraeli është një vend që ndihet i përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare dhe i orienton veprimet e tij në përputhje me to. Dhe kjo është arsyeja pse akuzat kundër Izraelit janë absurde dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë“, tha kancelari gjerman në një konferencë shtypi në Berlin. Scholz do të presë Erdoganin në Berlin të premten për bisedime. Ftesën Erdoganit ai ia kishte drejtuar pas rizgjedhjes së tij si president në maj. Para takimit të përbashkët në mbrëmje, Erdogani do të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Shtainmejer. Në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, Erdogan  ka mbajtur një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga 30 partnerët e tjerë të NATO-s. Më 10 nëntor, Erdogan tha se legjitimiteti i Izraelit ishte në pikëpyetje për shkak të asaj që ai e quajti “fashizmi i tij”.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …