Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Sholc, do të takohet me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq në fund të kësaj jave, në Beograd

Kancelari gjerman, Olaf Sholc, do të takohet me kryetarin serb Aleksandar Vuçiç në fund të kësaj jave, në Beograd. Në njoftimin zyrtar  thuhet se kancelari  Scholz do të diskutojë për “marrëdhëniet dypalëshe” me Aleksandar Vuçiçin, si dhe për çështje që lidhen me “politikën evropiane dhe ndërkombëtare. Nuk bëhet fjalë për ftohjen e fundit të marrëdhënieve mes Berlinit dhe Beogradit për shkak të rezolutës së OKB-së për Srebrenicën, e cila u iniciua kryesisht nga Gjermania dhe që i shërbeu Vuçiçit për sulmet e shumta ndaj Berlinit, të cilat shkuan aq larg sa u fol për një “paradoks”. Vuçiçi dhe Serbia thoshin madje se është tepër paradoksale që Gjermania flet për gjenocid, pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Në raportet mes Sholcit dhe Vuëiqit ka probleme të mëdha edhe për shkak të procesit të ngrirë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili nuk po shkon mirë, pavarësisht angazhimit të Gjermanisë. Ka dhe tema të tjera shumë të diskutueshme, siç është raporti i Serbisë me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …