Kancelari Scholz ka besim tek raportet transatlantike dhe mendon se Kamala Harris mund të ketë shanse të mira si kandidate për presidente në SHBA. Në konferencën e shtypit kancelari foli shumë pak për Donald Trump. Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e shtypit në Berlin ka të bëjë me temën e zgjedhjeve në SHBA. Por sigurisht, pyetja nuk është ashtu sikurse mund ta kishte dëshiruar kancelari, thuhet në një shkrim të DW. Pyetja ishte formuluar në këtë formë: Mos vallë në sfondin e rezultateve të sondazheve mjaft të dobëta për qeverinë e tij, ngjashëm si edhe presidenti i SHBA-së-së, Joe Biden, ai do të dëshironte të hiqte dorë nga një rikandidim në vjeshtën 2025? Scholz duke ngurruar përgjigjen e menjëhershme me një buzëqeshje të sforcuar tha, shkurt: “Faleminderit për këtë pyetje të këndshme dhe miqësore. Jo, partia socialdemokrate është një parti shumë unike. Unë do të kandidoj sërish për t’u zgjedhur kancelar”.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …