Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama e priti sot në Berlin, Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ditën e hënë do të qëndrojë në Tiranë, për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Përveç Scholzit, në Samitin e Berlinit do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit, bisedimet do të mbulojnë çështjet e bashkëpunimit rajonal, integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së dhe ndryshimin ekologjik dhe digjital në Ballkan, shkruan “Finanzen”. Po ashtu, në margjinat e Procesit të Berlinit pritet të diskutohet edhe për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, ka thënë Hebestreit. Pjesëmarrja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është ende e pakonfirmuar dhe ende nuk dihet nëse ai do të udhëtojë për në Tiranë, ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …