Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel ka kërkuar nga Turqia që t’i liron 12 gjermanët e arrestuar gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për përfshirje në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendoj përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.
Kontrolloni gjithashtu
LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …