Angela Merkel

Kancelarja, Merkel dhe kryeministri italian, Conte të zhgënjyer me injorimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga BE-ja

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi sot se nuk është arritur vendim unanim për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë, edhe pse  ajo ka bërë progres. Merkel shprehu keqardhje për këtë vendim, duke theksuar se pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet me Shqipërinë pasi ka shënuar progres.  Janë disa vende që kanë rezerva. Ne kemi diskutuar në lidhje me këtë. Patjetër që do të zhgënjehen, si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i ai Shqipërisë”, tha Merkel. Kancelarja u shpreh se “kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i përmbajmë ato. Edhe kryeministri italian, Gjuzeppe Conte deklaroi se vendimi i Bashkimit Evropian për mos hapjen e procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të kujtohet si gabim historik. “Ju tregova kolegëve se ky takim është me rëndësi historike. Ai rajon ka rënë nën Perandorinë  Osmane në vitin 1400. Pas luftës së Dytë Botërore këto dy vende kanë rënë nën bllokun komunist. Dëshira e tyre është që të kyçen në BE, por ne nuk po ua hapim dyert ka saktësuar, kryeministri italian, Gjuzeppe Conte.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …