Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. Përveç urimin, ajo e ka ftuar kryeministrin, Albin Kurti për takim në Berlin dhe ia ka përmendur disa prej problemeve me të cilat duhet të merret qeveria e re. “Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë. Do të isha i lumtur që të shoh së shpejti në Berlin. Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme, thuhet në mes tjerash në urimin e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …