Në Prishtinë gara për balotazh do të jetë mes Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Garë në balotazh do të ketë edhe në Besianë, ku momentalisht është duke prirë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ndërsa i dyti është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje. Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje. Në Fushë Kosovë, Burim Berisha do të ketë përballë në balotazh Enver Bajçincën e VV-së ndërsa Alban Hyseni i prin garës në Gjilan ndaj Lutfi Hazirit. Balotazh LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta fitojë Prizrenin pa balotazh. Në garën e balotazhit, VV-ja do ta ketë përballë Shaqir Totajn dhe Partinë Demokratike të Kosovës. LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ku në garë do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Balotazh do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik.
