Kandidatët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e deputetit kanë thënë se me qeverinë e drejtuar nga LDK-ja do të zbatohet reciprocitet i plotë ndaj Serbisë dhe se tarifa aktuale është vetëm në fushën e tregtisë. Ata kanë thënë se tarifa tregtare prej 100 për qind është bërë për poena politik dhe si e tillë është totalisht minore për të arritur objektiva të mëdha siç po tentojnë të arrijnë njohjen nga Serbia. Kandidatët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e deputetit kanë shtuar më tutje se ata synojnë që çdo masë që Serbia e ka ndaj Kosovës replikohet në pasqyrë nga Kosova. Këtu përfshihet lëvizja lirë e njerëzve për dokumentet e udhëtimit, e automjeteve – njohjen e dokumentacionit të automjeteve. Ndërsa lidhur me dialogun me Serbinë ata kanë thënë se procesin e dialogut me Serbinë nuk e ka bllokuar taksa por është pretekst i Serbisë për të bllokuar dialogun sepse ky proces nuk i ecë asaj. Do të kthehet në një masë tregu të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare, nuk mund të shpjegohet si një pengesë politike. S’do të krijojmë pengesa dhe s’do të veprojmë kundër Kosovës. Por tarifa pa asnjë kusht nuk mund të largohet, sepse politikisht na dëmton.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …