Kandidati i AAK-së, Fitim Selimi premton ndryshime pozitive për Lipjanin

Kandidati i AAK-së, Fitim Selimi premton ndryshime pozitive për Lipjanin

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha sot se Lipjani e ka për nder ta ketë kryetar Fitim Selimin, pasi ai është dëshmuar si njeri i vlerave kombëtare dhe intelektuale. Ai gjatë një tubimi zgjedhor të AAK-së në Lipjan, tha se kandidati i kësaj partie për të parin e komunës do të marrë përkrahjen e elektoratit për zgjedhjet komunale të 22 tetorit. Kandidati i AAK-së për kryetar të Lipjanit, Fitim Selimi, tha se ndryshimi në Kosovë ka filluar me kryeministrin Haradinaj dhe ky ndryshim do të vazhdojë me Lipjanin dhe AAK-në. Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Lipjanit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …