Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu: E respektoj verditiktin e qytetarit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu: E respektoj verditiktin e qytetarit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu i cili u rendit i 5-ti në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Kosovë, ka falënderuar votuesit e tij, duke thënë se e respekton verdiktin e qytetarëve. Vllahiu ka shtuar se do të vazhdojë  kontributin e tij për Prishtinën dhe perspektivën e këtij qyteti.

“Kam shumë për të thënë dhe shumëçka për të treguar nga rrëfimet e secilit prej qytetarëve që kam takuar dhe prej zonave që kam vizituar. Dhe jam shumë i nderuar që kam hasur në pritjen e madhe dhe të jashtëzakonshme të njerëzve të mirë të Prishtinës, në gjithë territorin e saj. Jam përjetësisht i nderuar me votën e qytetarit të Prishtinës, për besimin e tij në mua dhe në projektin që kam përfaqësuar. Ju faleminderit! Vota nuk është vetëm një numër, sado që paraqet një sukses dhe forcë, por ajo është më shumë se kaq. E respektoj verdiktin e qytetarit dhe votën e tij. Ju siguroj se do të jem çdo ditë me ju, me qytetin tim dhe shtetin e Kosovës për të mirën e tij dhe të ardhmen e tij me perspektivë. Në Prishtinë shumëçka duhet të vlerësohet me kujdes, me reflektim dhe me vetëkritikë. Kam qenë i nderuar që jam përzgjedhur kandidat për kryetar të Prishtinës nga subjekti im që përfaqësoj – AAK dhe kreu i saj, e mbi të gjitha për besimin që më është dhënë në një garë sa të vështirë dhe të fortë. Për Prishtinën më të dinjitetshme dhe të qytetarit të tij!:, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …