Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka hapur fushatën në një ditë të veçantë për të, në ditën e ditëlindjes së tij. Ai sot mbush 48 vjet e për këtë ka thënë se tani është koha për të qeverisur në komunën e Prishtinës. Pacolli që ditë më parë kishte bërë thirrje që qytetarët t’i shkruajnë në viber për kërkesat e tyre për Prishtinën, ka thënë se kjo nuk ishte fushatë por një paralajmërim. “Unë nuk konsideroj se është fushatë, është paralajmërim që do t’i futem garës për Prishtinë, pres mbështejejn e pakursyer”, ka thënë Selim Pacolli. Prioritetet e tij? “Rinia, rinia , rinia – qytet i lirë për rininë”.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …