Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli ka premtuar se do të kthej Prishtinën në një qytet më të zhvilluar, me transport ekologjik. E në mesin e premtimeve të tij, pretendenti për të parin e Prishtinës ka premtuar se pishinën e Gërmisë gjatë stinës së dimrit do ta kthejë në qendër patinazhi. Ai ka premtuar edhe ambulancë mobile për vizitorët e Gërmisë, të cilët në rast nevoje do të mund të marrin shërbime shëndetësore, teleferik për qytetarët që dëshirojnë të shijojnë bukuritë natyrore të Parkut të Gërmisë, si dhe siguri maksimale gjatë ecjeve në pistat e parkut.
“Synimet tona janë që njëherë e përgjithmonë t’i kthehet qytetarit të Prishtinës, jeta në ajër të pastër. Ne parashohim transport ekologjik për të ruajtur ambientin”, ka thënë Pacolli në një konferencë që mbajti në Parkun Gërmia.