Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për Prishtinën, Selim Pacolli, ka shpalosur programin e tij në parkun e Gërmisë, me ç’rast ka premtuar zhvillim të kësaj zone rekreative për qytetarët e Prishtinës, me transport ekologjik. Ai ka premtuar se në këtë mënyrë do t’i kthehet jeta në ajër të pastër çdo qytetari të kryeqytetit, ndërsa është zotuar se pishina e Gërmisë do të jetë qendër atraktive për të gjitha stinët e vitit, duke u përdorur për patinazh gjatë dimrit. “Një ambulancë mobile është mese e domosdoshme dhe do të jetë çdo herë këtu dhe çdo ditë do të kujdestaroj. Kemi çështjen e pishinës së Gërmisë. Ajo shfrytëzohet vetëm 90 ditë gjatë sezonit vjetor. Ne parashohim që të mos shkarkohet uji, uji është i kushtueshëm dhe i nevojshëm, kështu ajo të jetë funksionale gjatë gjithë sezonit kështu që gjatë stinës së dimrit të shndërrohet në patinazh, gjë që është e mundur dhe do të ishte i mirëseardhur për qytetarët e Prishtinës. Tjetra, ne kemi sipër nesh ndodhsha në vitet shumë më herët që është mundësuar një skilift, një teleferik që ai mund të funksionalizohet me një investim minimal”, ka thënë Selim Pacolli.
