Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, thotë se bashkëluftëtarët e dikurshëm po rikthehen me angazhime për një Kosovë më të fortë e më të suksesshme. Në një takim me banorët e fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim, Brahimaj vlerësoi kontributin e këtyre zonave në rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ai theksoi se në këtë takim u ripërtëri zotimi për një “Kosovë Fituese”, duke e përshkruar si një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht. Ndjeva fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale. Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Lahi Brahimaj.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …