Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Uashington, zyrtarë të lartë amerikanë kanë shprehur shqetësimin e tyre për pozicionin politik të Kosovës. Haradinaj theksoi se sipas administratës amerikane, Kosova nuk është më në linjë me SHBA-në dhe se kjo situatë mund të ketë pasoja serioze. Ai paralajmëroi se administrata e Trumpit ka një qasje të rreptë dhe nuk do të tolerojë lëvizje që nuk përputhen me interesat amerikane. “Nuk jam Amerika, por me kujdes mund të them që shqetësimi i tyre është i madh, sidomos për kryetarin e qeverisë. Madje, ata dyshojnë se kjo agjendë mund të jetë kundër Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se opozita do ta ketë më të lehtë të udhëheqë në këtë situatë.
Kontrolloni gjithashtu
Koalicioni për Familje gjatë një tubimi elektoral, në Lypjan, deklaroi se angazhimi për familjen është përfitim për të ardhmen
Një tubim madhështor që u mbajt në Lipjan, Koalicioni për Familje bashkoi qytetarë për të …