Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka shpalosur programin para banorëve të fshatit Barilevë

 

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka shpalosur programin e tij politik para banorëve të fshatit Barilevë. Ai tha se deri më tani e kemi dëshmuar se me nënkryetarin e komunës ( Selim Pacollin) se jemi në shërbim të qytetarëve. Jemi munduar të jemi sa më afër qytetari. Ne po shohim zhvillim dhe investime. Puna të cilën e kemi bërë ka një dëshirë e cila të bënë të qetë dhe në një formë po dalim ballëhapur. Barileva është e njohur jo vetëm me emra kombëtar por janë njerëz punëtorë sidomos pjesa e bujqësisë e bënë vend me traditë. Fokusi ynë është në drejtim të bujqësisë. Nënkryetari i AKR, Selim Pacolli, ka thënë se i di kërkesat e banorëve të Prugovcit dhe Barilevës duke theksuar se kanë shtruar 912 rrugë për 4 vjet. “Unë i di kërkesat edhe të Barilevës edhe të Prugocit. Mirëpo jemi munduar që secilit qytetarë t’i gjendemi afër. Janë 912 rrugë që janë ndërtuar brenda 4 vjetëve. Ne kemi nevojë edhe ëpr një mandat që viseve rurale t’ia kthejmë dinjitetin”, theksoi nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …