Kandidati i koalicionit “Bashke Fitojmë”, në Himarë, Fredi Beleri, është arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për blerje votash. Arrestimi është urdhëruar nga SPAK-u. Filogreku i Ilir Metës dhe Sali Berishës Fredis Beleris, kishte premtuar se po të fitonte në zgjedhjet vendore do ta greqizonte Himarën. Mediet bëjnë të ditur se me rastin e arrestimit, Fredi Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij, në Himarë, kur u shoqërua ne polici. Më pas ai u transferua në Vlorë. Ai po qëndronte me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të lëshuar nga SPAK-u iu kanë afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesve. Beleri, i njohur për deklaratat antishqiptare, u akuzua gjerësisht në opinionin publik ditët e fundit se ka në axhendë helenizimin e Himarës duke iu referuar një interviste që dha për gazetën greke Prototema. Ministrja e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Ministria e Jashtme greke bën me dije se pas udhëzimeve të ministrit të jashtëm, Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi, do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …