Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke e akuzuar këtë parti për përdorimin e një gjuhe fyese në fushatën e saj elektorale. Ai ka thënë se LVV nuk mund të flas për patriotizëm, duke theksuar se përkundër deklaratave të tyre, ata në momentet e duhura flasin më rrjedhshëm serbisht se shqip. LVV për shfrytëzimin e emrit të heroit Afrim Bunjaku për të fituar vota, duke theksuar se kjo është një përpjekje për të manipuluar opinionin publik. Ai gjithashtu ka akuzuar këtë parti për harrimin e Astrit Deharit, duke e quajtur këtë një akt të pamoralshëm. “Pa fije përgjegjësie për këtë gjuhë. A janë këta që me orë të tëra kanë biseduar me Radoiçiqin? A janë këta që tashmë përmendin fëmijët e vrarë e njerëzit e deportuar, glorifikojnë dhe dërgojnë në qiell Oliver Ivanoviqin… Këta po flasin për patriotizëm?”
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …