Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me qytetarët në fshatin Turjakë të Malishevës. Në një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të madhe, Abdixhiku e konsideroi këtë moment si një tregues të ringritjes së djathtë kombëtare. Abdixhiku shfrytëzoi rastin për të ftuar mbështetësit në tubimin e hapjes së fushatës më 11 janar, duke premtuar se ky do të jetë një hap vendimtar drejt kulmimit të fushatës më 9 shkurt. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov,” shkroi Abdixhiku në rrjetet sociale. Ai falënderoi qytetarët e Malishevës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen, duke njoftuar se takimet e tij do të vazhdojnë edhe në mbrëmje, në lokacione të tjera të Kosovës.