Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”

Kryetari  i LDK-së, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku prezantoi një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në vend. Abdixhiku njoftoi ndërtimin e Qendrës së Re Kombëtare të Sportit në Bërnicë, një investim prej 120 milionë euro,  që do të ofrojë infrastruktura moderne për sportistët dhe qytetarët. Plani parashikon ndërtimin e Stadiumit të Ri Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallatin e Ri Kombëtar, një Pishinë Olimpike, fushat e tenisit, një Gaming Hall dhe një Fakultet të Edukatës Fizike, si dhe një qendër komerciale dhe hotelierike. Abdixhiku e quajti këtë projekt një shembull të modernitetit dhe një hap të madh për avancimin e sportit dhe turizmit në Kosovë, duke e cilësuar si një angazhim të tij dhe të Kryetarit të Kryeqytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Kryetari amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një rishikim të plotë të mënyrës së shpërndarjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një …