Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Memorialin e Masakrës së Reçakut

Në 26-vjetorin e  masakrës së Reçakut, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Lumir Abdixhiku ka thënë se sot është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë. Në 26 vjetorin e kësaj masakre, ai ka thënë se kjo ngjarje rikujton çmimin që populli i Kosovës pagoi për liri dhe shtetësi. Ai krim mizor ishte  më shumë se një akt brutal dhe një dhimbje kombëtare; është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë për liri dhe shtetësi, dhe sakrifica që mundësoi krijimin e shtetit tonë të pavarur dhe realizimin e ëndrrës kombëtare për lirinë që e gëzojmë sot”, ka shkruar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër,  Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …