Kandidati i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edison Memolla ka fituar për herë të dytë zgjedhjet në Rrogozhinë

Kandidati i Partisë Socialiste në Shqipëri,  Edison Memolla ka fituar për herë të dytë zgjedhjet në Rrogozhinë, ku u përsëritën pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Kryeministri Edi Rama ka duartrokitur fitoren ndërsa shkruan se skuadra e PS ka nxjerrë mësime nga gara e 14 majit, duke marrë më shumë vota. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, tha Edi  Rama. Pas ripërsëritjes së zgjedhjeve ditën e djeshme, me numërimin e kutisë së fundit, rezultoi se fitues me rezultate të thella, ishte Edison Memolla. Ai ishte në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha. Këto zgjedhje ka pasur rreth 1 mijë e 100 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …