Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se ka deponuar 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke akuzuar PDK-në për vjedhje votash. Jashari thotë se tashmë dihet nga të gjithë që u janë vjedhur votat në Skenderaj dhe sipas tij, vullneti i qytetarëve është manipuluar. Përmes një postimi në Facebook, Jashari pretendon se vëzhguesit e tij nëpër vendvotime kanë identifikuar fletëvotime të pavulosura.
