Kandidati i PD-së, Belind Këlliçi ka pësuar një nga humbjet më të thella të opozitës në historinë e Tiranës. Sipas tabelës zyrtare të KQZ për rezultatet, Belind Këlliçi ka humbur edhe në lagjen e tij, në rrugën “Myslym Shyri”, ku edhe votoi bashkë me prindërit dhe vëllanë. Në këtë qendër votimi Erion Veliaj ka marrë 109 vota, ndërkohë Belind Këlliçi nuk ka mundur dot të marrë më shumë se 83 vota. Gjatë fushatës, Këlliçi deklaroi se do të hiqte korsitë e biçikletave të vendosura nga Bashkia e Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”, por me sa duket vota kundër në 14 maj ka qenë edhe votë kundër këtij propozimit nga qytetarët dhe bizneset e shumta në këtë zonë, të cilat kanë shprehur sërish mbështetjen për Veliajn dhe investimet e tij në këtë njësi. Në gjithë Tiranën, deri më tani Veliaj ka 45 mijë vota diferencë me Belind Këlliçin dhe ky rezultat pritet të thellohet edhe më shumë kur ka ende 200 kuti pa u numëruar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …