Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Kandidati i PDK-së, për deputet Ferat Shala, akuzoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale lidhur me sabotimin e bizneseve

Kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, për deputet Ferat Shala, ka akuzuar Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale për sabotim të bizneseve. Ai ka shkruar me këtë rast se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, që është rregullator i minierave, nën diktatin e politikës ditore, po vazhdon të shkelë ligjin dhe të sabotojë punën e qindra ndërmarrësve. Tashmë dihet edhe publikisht se bordi i këtij rregullatori, me urdhra politikë, po e godet rëndë një industri të tërë dhe po e vështirëson ekzistencën e mijëra punëtorëve të kësaj industrie. Duke shfrytëzuar kohën e fushatës elektorale, kur nuk ka llogaridhënie, bordi po vazhdon me ndjekjen dhe dëmtimin e ndërmarrjeve private. Ne ju garantojmë të gjitha bizneseve të goditura se këto probleme të tyre do të zgjidhen shpejtë dhe me korrektësi menjëherë në muajt e parë të qeverisjes së kryeministrit të ri Bedri Hamza. Ferat Shala është  në listën e PDK-së për deputet dhe garon me numrin 16.

Kontrolloni gjithashtu

PZAP

PZAP e ka gjobitur sërish partinë Vetëvendosje gjuhë të urrejtjes dhe fyese kundër Drenicës, më 27 janar në Skënderaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur sërish Lëvizjen Vetëvendosje në kuadër …