Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, mbajti një tubim masiv me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor. Ai ka thënë se që e kam dilemë a e meritoni, as që e kam dilemë a bëhet kjo, as nuk është që nuk e di që kjo nuk është e lehtë. E di koston e saj, e di vështirësinë për me u bë, por e di gatishmërinë, vendosmërinë edhe nevojën për me u bë. Në muajt e parë të mandatit, 50% rritja e pagave. Ju nuk duhet të jeni adresë e shqetësimeve për ato që nuk i kryen qeveria. Ju nuk duhet të jeni adresë as e nervozave të pacientëve për shkak se qeveria nuk ju ka krijuar kushte. Prandaj, ne do ta dyfishojmë buxhetin për furnizim me barna dhe sigurisht që spitalet tona, shëndetësia primare, qendrat kryesore universitare, do të jenë të furnizuara me barna”, ka thënë Hamza. Ai ka theksuar se aspekti i mbështetjes politike, institucionale dhe financiare nuk ka me qenë pengesë që në shëndetësi ta kemi në një tjetër nivel. Le të bëhemi bashkë për një shëndetësi më të fortë, për një të ardhme më të ndritur, për një Kosovë që besoj nuk ka këtu dikush që nuk pajtohet se mund të jetë ma mirë”, ka thënë Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …