Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitës në Amerikë e në Francë, shkoi për një vizitë edhe në Gjermani

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitës në Amerikë dhe në Francë ka udhëtuar për një vizitë edhe në Gjermani. Ai ka njoftuar se atje ka takuar bashkëpunëtorin e kancelarit, Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila na ka mbështetur në rrugëtimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Në zyrën e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, u takova me z. Alexander Wallau,  përgjegjës për marrëdhënie dypalëshe. Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u takova me z. Mihael Reiffenstuel, i cili është drejtor për Evropën Juglindore. Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar se në të dyja takimet ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ka nënvizuar, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …