Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë premtime të rëndësishme për zjarrfikësit e Mitrovicës. ka njoftuar se, nëse merr postin, pagat e zjarrfikësve do të rriten me 50%, statusi i tyre do të rregullohet me ligj, dhe do të ofrohet sigurim i plotë shëndetësor dhe jetësor për ta, duke theksuar rëndësinë e kontributit të zjarrfikësve, duke i quajtur ata heronj të përditshëm që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. Pagat e zjarrfikësve do t’i rrisim për 50%, statusin e tyre do ta rregullojmë me ligj dhe do të ofrojmë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta. Në çdo zjarr që shuajnë dhe çdo jetë që shpëtojnë, ata rrezikojnë veten për të na mbrojtur dhe mbajtur të sigurt, ka shkruar Hamza. Ai gjithashtu ka premtuar rritje pagash dhe sigurim të ngjashëm për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës, duke theksuar se është i përkushtuar ndaj përmirësimit të kushteve të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore në aktakuzën e Prokurorisë kundër Xh. Sveçlës, S. Zybës, F. Pacollit dhe D. Millakut
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar …