Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Pejë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Pejë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës  dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Pejë, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së është e padiskutueshme dhe këtë po ia vërtetojnë takimet që po zhvillon në tërë vendin. “Krejt kanë pritur se PDK do ta pushojë aktivitetin, do ta mbyllim partinë, do të lodhemi, do të dorëzohemi, do ta ngrisim flamurin e bardhë. Por, ne kemi treguar diçka të jashtëzakonshme që duke qenë të goditur prej Gjykatës Speciale kemi dalë me një platformë për ta rimëkëmbë vendin, kemi shkruar një platformë për ta rimëkëmbë vendin”, ka thënë ai. Hoxhaj ka theksuar se PDK është e vetmja parti politike që ka platformë për ta rimëkëmbur ekonominë, shëndetësinë, arsimin e drejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …