Kandidati i partisë Vetëvendosje për mandatin tjetër qeverisës, Albin Kurti ka vazhduar me kritikat ndaj partive opozitare. Para masës së anëtarëve dhe simpatizantëve të Vetëvendosjes në Ferizaj, ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë parti të ndryshme nga njëra tjetra por të ndryshkura. “Këta të LDK-së, janë bë si PDK-ja, pare edhe reklamë, e kundërta e Rugovës. E këta të PDK-së janë bë si LDK-ja, pacifista edhe të hutuem e kundërta e UÇK-së.Moti i ftohtë por unë po ndihem më shumë se ngrohtë këtu në Ferizaj, midis zemrave të nxehta të këtij qyteti madhështor të Republikës së dashur. Një shok që e kam këtu në Ferizaj, më ka thënë se në Ferizaj çdo gur e ka nga një histori qendrese. E tash, nëse çdo gur e ka nga një histori, po them se në Ferizaj çdo zemër e ka nga një zjarr” ka theksuar mes tjerash, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti ka premtuar ndërtimin e kompleksit memorial në Reçak
Gjatë ditës së sotme, partia Vetëvendosje ka zhvilluar aktivitete të fushatës zgjedhore në komunën e …