Kandidati i LDK-së për kryetar, në Besianë, Agim Veliu, ka mbajtur një takim me banorët e pjesës së qytetit ‘ Besiana 3’

Kandidati i LDK-së për kryetar, në Besianë, Agim Veliu, ka mbajtur një takim me banorët e pjesës së qytetit ‘ Besiana 3’

Kandidati për kryetar i Komunës së Besianës, nga LDK-ja  Agim Veliu, ka mbajtur një takim me banorët e pjesës së qytetit ‘ Besiana 3’. Fillimisht kryetari aktual, Agim Veliu u ka kërkuar falje qytetarëve, simpatizantëve dhe anëtarëve të LDK-së që hapësirat e sallës së sporteve në Shkollën e Mesme “Isa Boletini” ishin të pamjaftueshme për të zënë numrin e madh të atyre që kishin ardhur për t’i ofruar mbështetje Lidhjes Për Besianën dhe kryetarit Veliu. Në takimin me simpatizantë dhe anëtarë të LDK-së, kryetari Veliu garantoi se koalicioni i vetëm, i tij dhe i LDK—së në Podujevë, është marrëveshja e lidhur me qytetarin, e cila i solli LDK-së fitore në 13 palë zgjedhje. Gjatë takimit të sotëm, kryetari Veliu ka shpalosur projektet dhe investimet e bëra gjatë mandatit të kaluar qeverisës dhe planet dhe projektet e planifikuara për periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …