Kandidati i LDK së për kryetar të Burimit, Haki Rugova: Pres që procesi i votimit të shkojë mirë deri në fund

Kandidati i LDK së për kryetar të Burimit, Haki Rugova: Pres që procesi i votimit të shkojë mirë deri në fund

Kandidati i LDK së për kryetar të komunës së Istogut Haki Rugova, pasi që dha votën për kryetar të komunës tha se do të ishte i lumtur që ky proces të përfundojë mirë dhe të mos përsëriten ngjarjet të cilat e kanë përcjell këtë komunë në këto zgjedhje. “Unë pres një votim të mirë,  ashtu siç dinë qytetarët e Istogut dhe të shkojë kjo ditë si është më së miri dhe të respektohet vullneti i votuesve. Kjo është tepër e rëndësishme për demokracinë, por dhe për komunën tonë. Pak  me keqardhje i ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në këto votime. E di që është e mundimshme  hera e tretë. Por unë besoj që qytetarët do ta japin verdiktin e vet, do ta japin vullnetin e vet do ta japin votën e vet,  ashtu qysh duhet. Këtë e pres prej qytetarëve. . Më i lumtur do të jem që ky proces të përfundoj mirë e jo të përsëriten ngjarjet e votimit të dytë.

Rugova tha se do ta pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, nëse procesi shkon krejtësisht në rregull. “Nëse procesi shkon krejtësisht në rregull, natyrisht se do të pranohet  rezultati pa dilema”, tha ai. Ndërsa thotë se e di që qytetarët e kësaj komune janë lodhur me votime, por se duhet t’i shkohet këtij procesi deri në fund. “Unë e di që janë lodh.  Është e saktë që janë lodh. Mirëpo unë besoj  që do të dalin. Jam i bindur se do të dalin. Dhe unë shpeshherë kam thanë, nëse janë të detyruar të dalin tri herë në zgjedhje, atëherë janë të gatshëm të dalim dhe katër herë e pesë herë dhe të shkojmë deri në fund të procesit. Do të përfundoj procesi gjithsesi”, tha Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja mes presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë për tarifën ndaj ShBA-ve

Vendimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump, për të vendosur tarifën prej 10% ndaj Kosovës …