Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi paraqiti programin e tij qeverisë për arsim, sport dhe kulturë

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi paraqiti programin e tij qeverisë për arsim, sport dhe kulturë

Gjatë ditës së sotme, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është përqendruar në programin e tij qeverisës në fushën e arsimit, sportit dhe kulturës. Duke folur para audiencës në Bibliotekën Universitare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ai tha se do vazhdojë zhvillimin infrastrukturor të arsimit duke i ndërtuar 7 shkolla, renovimin e objekteve shkollore, ndërtimin e objektit për shkollën e muzikës dhe shkollën “Ali Sokoli”. Lidhur me sportin, ai tha se ka parapara ndërtimin e qendrës nacionale për sport, si dhe stadium kombëtar “Arena Dardani”. Ndërkaq për kulturë, Abrashi u zotua se do të fokusohet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke rikthyer qytetin e vjetër të Prishtinës, muzeun memorial për ngjarjet e viteve 1998/98, dhe teatrin e qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …