Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit Idriz Vehapi: Do të jem bashkëpunëtori më i mirë i qytetarëve

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit Idriz Vehapi: Do të jem bashkëpunëtori më i mirë i qytetarëve

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit Idriz Vehapi, ka thënë se gjatë 5 ditëve sa zgjat fushata për balotazh, do të takojë secilin qytetar për të bashkuar idetë në zhvillimin e Komunës së Rahovecit. Vehapi është zotuar se do të  jetë bashkëpunëtori më i mirë i qytetarëve të Komunës së Rahovecit, duke i ftuar ata që të dalin të votojnë në numër më të madh se në raundin e parë zgjedhor.

“Jam i bindur se kësaj here do t’i përgjigjeni më shumë ftesës për të votuar dhe do të shenjoni numrin 94, jo sepse aty është emri im, por sepse aty është mundësia më e mirë për të punuar bashkë për komunën e Rahovecit”, shkruan ndër tjerash Vehapi në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …