Unë kam një program jashtëzakonisht të mirë për zhvillimin e komunës sonë që bazohet në zhvillimin e turizmit malor përmes etno dhe eko fshatrave që mund të zhvillohen vetëm pas ndryshimit të zonave të Parkut Nacional. Kështu është shprehur kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli gjatë një vizite të zhvilluar sot në fshatin Matiqevë. Xhemajli ka theksuar se Maqiteva është një shembull se si mund të zhvillohet turizmi, ku do të mund shndërrohej në një sektor i cili do të përmirësonte pozitën ekonomike të popullatës dhe njëherësh do të pasuronte hartën e qytetit dhe do ta bënte një shembull të turizmit jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
“Kjo do të arrihet me ndërtimin e infrastrukturës ligjore dhe planit të zhvillimit urbanistik të fshatit turistik, ndërtimin e kampeve dhe shtëpive malore duke mos shkatërruar ekosistemin. Ne i realizojmë sepse jemi #ForcaeNdryshimit. #PërSuharekën #PDK94✔”, ka shkruar Xhemaajli në Facebook.