Kandidati për deputet, Gani Bajraktari, kujton, Astrit Deharin, të cilin e ka pasur student gjatë kohës sa ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë

Kandidati për deputet i PDK-së, Gani Bajraktari, kujtoi  për Astrit Deharin, të cilin e ka pasur student dhe mik gjatë kohës sa ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Bajraktari e përshkroi Deharin si një njeri të urtë, të ndershëm dhe të dashur. Astriti ka qenë një student i shkëlqyeshëm dhe një mik i veçantë. Kam qajtur për të disa herë. Ai ishte një njeri shumë i mirë dhe një djalë i urtë, tha Bajraktari, duke nënvizuar lidhjen e tyre të afërt. Ai gjithashtu ndau një moment të veçantë nga një bisedë me Deharin, kur ky i fundit i kishte shprehur mbështetjen e tij, pavarësisht presioneve për të protestuar kundër dekanit. Më ndaloi në rrugë dhe më tha: ‘Të lutem dekan, po më shtijnë kundër teje, me dalë në protesta kundër teje, por kurrë s’kam me dalë, sepse ti je njeri i drejtë,’” kujtoi Bajraktari, duke e përmendur këtë si dëshmi të karakterit të ndershëm të Deharit.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …