Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj ka mbajtur takim me qytetarët e Gjakovës. Brahimaj përmes një postimi ka njoftuar se ka marr mbështetje të fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese, që është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, tha mes tjerash Brahimaj. Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës. Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës. Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror, ka nënvizuar kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …