Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame, në Prishtinë

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame, në Prishtinë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame, në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi. Një fillim i mbarë i ditës me vizitë në Bashkësinë Islame në Prishtinë, ku pata kënaqësinë të takoj Kryetarin Hetem Sopjani, Kryeimamin Burhan Hashani, zëvendës Kryeimamin Idriz Xhigoli, Sekretarin Behar Ternava dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, Bahri Sejdiu. Diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me vlerat e familjes, komunitetin dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave tona kombëtare. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë sonë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë ceremonisë mortore të Janullatosit në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”

Gjatë ceremonisë mortore të Janullatosit në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”

Gjatë ceremonisë mortore të  Janullatosit, dje në Tiranë, disa të pranishëm kanë brohoritur; “Rroftë Çamëria, rroftë …