Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi, reagoi kundër deklaratave fyese të Albin Kurti, i cili pjesëtarët e LDK-së i ka quajtur miza

Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi, reagoi kundër deklaratave fyese të Albin Kurti, i cili pjesëtarët e LDK-së i ka quajtur miza

Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e quajtur atë “mushkonjë” pas komenteve të Kurtit që i referoheshin pjesëtarëve të LDK-së si “miza”. Ai theksoi se LDK ka një histori të lavdishme në Pejë dhe se ky qytet do të jetë dëshmitar i rikthimit të fuqishëm të partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Ne, në Pejë, jemi pasardhësit e kryengritësve politikë e ushtarakë kundër Jugosllavisë, luftëtarëve të lirisë, përfaqësuesve të Rugovës dhe rugovizmit,” shkroi Gashi. Ai shtoi se Peja, si vend i fitoreve të mëdha të LDK-së, do t’u tregojë vendin kundërshtarëve. LDK mbetet një frymëzim për popullin e Kosovës dhe se as regjimi i Millosheviqit nuk ka arritur ta mposhtë. Britmat nuk ndalojnë rikthimin e LDK-së. 9 shkurti do ta dëshmojë këtë,” përfundoi ai, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e ndryshimit.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë

Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …