Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani dhe gjenerali në pension, Kudusi Lama, kanë vizituar babanë e Hashim Thaçit, bacën Haxhi, i cili është shtrirë në spital. Nait Hasani, ka thënë se me bacën Haxhi kanë biseduar për shumë tema, duke përfshirë edhe Gjykatën Speciale. Pavarësisht moshës, baca Haxhi qëndron i fortë përballë sfidave të jetës. Edhe pse në moshë të shtyrë mbahej i fortë dhe na tregonte për vizitën e tij atje kur ishte edhe Edi Rama në Hagë. Na kujtonte takimet e kohën që nga paralufta kur ishim në shtëpinë e tij në përgatitjet për luftë në organizimet e UÇK-së. Njerëzit e fortë si i nderuari Haxhi Thaçi të japin vullnet e forcë t’i përballojmë sfidat dhe mundimet e jetës në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Hasani në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …